Protestuesit kërkuan praninë e Presidentit në shesh. Mes tyre, që ishin mbledhur përpara kryeministrisë dhe kërkonin drejtësi për Klodian Rashën, kishte të rinj që thërrisnin emrin e Ilir Metës.

“O Ilir Meta ku je…ku je o Ilir Meta,”- dëgjohet të thotë një djalë.

Më pas, kësaj thirrjeje i bashkohet edhe reperi Arkimed Lushaj që njihet ndryshe si Stresi.

“A do e ngresh popullin, ku je…jemi këtu për Klodianin,”- shton ai.

Protesta vijon që prej orës 16:00. Qindra qytetarë të mbledhur në shesh kërkojnë drejtësi për Klodian Rashën që e vrau efektivi i policisë. Ata kërkojnë dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj.

Protesta është zhvilluar me përplasje të forta. Deri më tani numërohen 11 të plagosur, një qytetar, një gazetar dhe nëntë efektivë/ Ekskluzive/.

VERITAS.COM.AL/