(FOTO: Rebecca Ferguson)/

 

E kontaktuar për ceremoninë, këngëtarja britanike Rebecca Ferguson ka bërë të ditur kushtin e saj: Do të interpretojë “Strange Fruit” të Billie Holiday.

Më 20 janar do të bëhet inaugurimi i Donald Trump si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara. Në vitin 2009 dhe 2013, Aretha Franklin dhe Beyonce kishin ardhur për të kënduar në dy inaugurimet e Barack Obamës. Por në rastin e presidentit republikan, artistët nuk e kanë fare me ngut. Tani për tani, vetëm Jackie Evancho, finalistja 16 vjeçare e America’s Got Talent dhe trupa e baletit Rockettes e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.

Por, një emër i ri mund të bashkohet me ta: Rebecca Ferguson, këngëtare angleze që u dallua gjatë sezonit të shtatë të The X Factor. Ajo njoftoi në faqen e saj në Twitter, se ishte kontaktuar për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit dhe se ajo ka pranuar. Ajo do të të këndojë, por me një kusht: “Nëse ju do të më lejoni të këndoj Strange Fruit, një këngë me rëndësi të madhe historike, një këngë që ka qenë në listën e zezë në Shtetet e Bashkuara si tepër e debtueshme. Një këngë që u drejtohet të gjithë të zinjve në Shtetet e Bashkuara të cilët janë përbuzur dhe nëpërkëmbur. Një këngë që tingëllon si një kujtesë se si dashuria është e vetmja gjë që do ta mundëte urrejtjen në këtë botë”.

E bërë e famshme nga Billie Holiday

Kjo këngë, “Strange Fruit”, u interpretua nga Billie Holiday për herë të parë në vitin 1939. Ajo denoncon linçim e të zinjve në Shtetet e Bashkuara, këtyre “frutave të çuditshme në degët e plepave” të cilët “koloviten në flladin e jugut”. Kënga bëhet një nga titujt emblematikë të repertorit të Billie Holiday dhe një ngjarje me “një ndikim mjaft të rëndësishëm aq sa mund të krahasohet me atë të refuzimit të Rosa Parks në vitin 1955, për të zbritur nga autobusi”, shkruan France Culture. Ky titull ka qenë për një kohë të gjatë në listën e zezë të radiove amerikane dhe rralë herë është interpretuar nëpër turne, për shkak të incidenteve që shkakton. Interpretimi i saj në inaugurimin e Donald Trump do të jetë pra një simbol shumë i fortë për presidencën e tij.

/Veritas.com.al/