
Ndeshja Serbi-Shqipëri, më 11 tetor do të zhvillohet në Leskovac, sipas publikimit të UEFA në faqen e saj zyrtare.
Pas kërkesës së bërë nga pala serbe, takimi i 11 tetorit do të luhet në “Gradski stadion Dubočica”.
Ky vendim është tashmë zyrtar dhe i konfirmuar nga UEFA. Stadiumi i ri ka një kapacitet me 8136 ulëse.
Shqipëria dhe Serbia ndodhen në Grupin K, për eleminatoret e Botërorit 2026. Kuqezinjtë renditen në vendin e dytë, pas Anglisë.
Skuadra e Sylvinho ka grumbulluar 8 pikë, ndërsa Serbia 7 pikë, por serbët kanë një ndeshje më pak./abcnews.al
Komente