
(FOTO: Ministrat janë thërritur për takimin me zonjën May sonte në mbrëmje)/
Zyrtarët e UK dhe BE kanë rënë dakord për tekstin e marrëveshjes mbi Brexit përmes bisedimesh të rëndësishme.
Një burim nga kabineti i tha BBC-së se dokumenti është pranuar në nivel teknik nga zyrtarët në të dy anët pas bisedimeve intensive të kësaj jave.
Një mbledhje speciale e kabinetit do të mbahet në ora 14:00 GMT të Mërkurën, teksa Theresa May kërkon mbështetje nga ministrat.
Çdo ministri i kërkohet që të martën në mbrëmje të ndodhet në bisedime kokë më kokë me kryeministren.
E ardhmja e kufijve mes Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës ka qenë çështja e fundit e rëndësishme për t’u zgjidhur mes mosmarrëveshjeve mbi garancitë se nuk do të riprezantohet më si një kontroll fizik.
Veritas.com.al/