Gara se kush do të bëhet kryeministër i ri mes liderëve të Partisë Konservatore, ka nisur, menjëherë pas njoftimit të Theresas MAy se ajo do të largohet muajin e ardhshëm.
Gara nuk do të rezultojë vetëm në një lider të ri të Partisë Konservatore, por gjithahstu edhe për kryeministrin njëkohësisht.
Liderët e Partisë presin që zgjedhja të jetë bërë deri nga fundi i qershorit.
Zonja May ka konfirmuar të premten se do të japë dorëheqjen si lidere e Partisë në 7 qershor, por do të vazhdojë si kryeministre derisa kryeministri i zgjedhur të marrë postin.
Ajo u mor vesh me kryetarin e Komitetit të Tory, zotin Graham Brady, që procesi për të zgjedhur liderin e ri do të nisë një javë pasi May të tërhiqet.
Veritas.com.al/