Partia Laburiste është tani parti e tretë më popullore në Britaninë e Madhe mes partive parlamentare. UKIP (Skeptike ndaj Europës) është partia që për herë të parë tejkalon partitë e tjera parlamentare në sondazhet për zgjedhjet e përgjithshme.

Sipas sondazheve të kompanisë “YouGov” kryer për “The Times”, UKIPtani komandon 23 për qind të mbështetësve mes njerëzve me jaka blu, duke u krahasuar me vetëm 20 për qind që mbështesin Laburistët dhe 39 për qind që mbështesin Konservatorët.

Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme mund të shënojë një ndryshim në detin e politikës britanike, dhe vjen disa ditë para një momenti kyç të zgjedhjeve jo të largëta ku UKIP po sfidon Laburistët në Veriun e tyre, zemër e klasës punëtore.

/Veritas.com.al/