Kryeministri shqiptar Edi Rama, zgjoi elefantin në dhomë. Kështu Sky News ka cilësuar reagimin e Ramës në samitin online të liderëve të BE. Rama e ka quajtur thjesht një shoë, vizitën e krerëve të BE në Kiev, ndërkohë që sic tha ai, Europa, Britania por dhe Turqia duhet të ulen e të zënë vendin e tyre në këtë situatë, kur Shtetet e Bashkuara kanë ndryshuar qasjen ndaj Ukrainës.

“Unë mendoj se diçka e rëndësishme ka ndodhur siç e dini të gjithë dhe pyetja është se si do të mbështetet Ukraina në mënyrë efikase dhe si… Evropa si kontinent mund të jetë efikase në mbrojtjen e vetvetes dhe për të nxjerrë më të mirën nga diçka që po ndodh, një negociatë mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Unë nuk jam i sigurt që vetëm duke folur për rritjen e mbështetjes ushtarake dhe rritjen e shpenzimeve ushtarake, ne e kuptojmë të gjithë çështjen. Ky është mendimi im modest. Ndoshta e kam gabim.”, tha Rama.

Ai preku faktin që Uashingtoni dhe Moska kanë nisur bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje dhe potencialin që Ukraina të shkëputet nga bisedimet dhe t’i imponohet një rezultat i padrejtë.

“Ne kemi qenë prej kohësh në autopilotin amerikan”, tha kryeministri shqiptar. “Tani autopiloti po duket i fikur. Askush nuk e di për sa kohë. Është koha për një reflektim më të thellë se çfarë do të bëjmë në lidhje me mbështetjen ushtarake apo shpenzimet ushtarake. Sigurisht që është shumë e nevojshme, por mund të mos jetë e mjaftueshme.”

Ai përsëriti se Shqipëria qëndronte plotësisht pas Ukrainës dhe aleatëve të saj.

E plote:

Unë  nuk mund të qëndroj pa menduar dhe pa ngritur pyetje në atë se çfarë shoh në këtë takim. Europa është mbledhur në Kiev sikurse asgje ska ndodhur. Kjo më duket mua si një takim I rregjistruar tri muaj më parë, një vit më parë apo qoftë edhe dy vite më parë. Nuk jam I sigurt nëse ky është rasti. Dicka e rëndësishme ka ndodhur siç ju e dini. Eshtë udhëheqja e Re në SHBA. Ajo cfare pyes është a do të ndihmohet Ukraina në mënyrë efikase dhe mbi të gjitha sa mund të bëjmë ne se bashku. Ose e thënë ndryshe ju kërkoj ndjesë se e di që është Europa e para dhe vende të tjera të mëdha dhe jo shqipëria. Une pyes në cfarë mënyre mund të bëhet europa efikase për të mbrojtur veten e saj dhe të marrë vendimet më të mira për dicka që po ndodh tani, që janë negociatat mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Nuk jam I sigurtë nëse të thuash vetëm se do të rrisim shpenzimet e mbrojtjes dhe shpenzimet ushtarake do të na coje ne në pikën e duhur. Ky është vetëm opinion im I thjeshtë dhe modest ndodhta jam edhe gabim . Sic fola me presidentin Zelensky në bisedën tone telefonike, unë mendoj se Europa si kontinent  duhet të ketë tani më një trend të ri të diplomacies përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Turqinë, vendet e Bashkimit Europiane patjetër dhe të marrë pozicionin e saj përballë gjithckaje që po ndodh. Duhet të ketë një qëndrim pasi po tregon paqëndrueshmëri për opinionin publik  gjithcka që po bëhet në këtë mbledhje apo samit që është dicka e bërë më parë.  Ne po shohim qe SHBA po negocion me Rusine dhe Ukraina eshte lene jashte dhe me pas mund te perballem me faktin qe Kievi duhet te perballet me dicka. Ne kemi qene per nje kohe te gjate te sistemit autopilot Amerikan dhe tani ky sistem është fikur dhe askush nuk e di sesa do te zgjase dicka e tille. Kjo eshte koha per te pasur nje refleksion me te gjere pertej se cfare do te bejme ne lidhje me suportin ushtarak apo prodhimin e armeve. Te gjitha keto jane te nevojshme por nuk jane mjaftueshem.

Me te gjitha keto qe thashe dua te riperseris se ne jemi plotesisht ne mbeshtjetej te Ukraines dhe te cdo vendimi te mire qe do te merret per te ne kete hapesiren tone. Megjithate disa dyshime per faktin se ne po flasim ketu per gjysmen e historise dhe jo per gjysmen tjeter ekzistojne . Dhe ne po merremi gjithashtu me gjysmen e problemit qe eshte ndihma ushtarake dhe nuk po merremi me gjysmen tjeter qe eshte politika dhe diplomacia. Ky mendim qe kisha mendova se duhej ndare dhe ju kerkoj ndjese serisht qe rendesia e vendit tim ne kete proces nuk eshte aq I madh sa te mund te ndryshojme ndonje gje, megjithate mendimi im eshte vetem nje ushqim per te pasur disa mendime te tjera sepse nese gjeja do te shkoj keshtu heret apo vone vendet perendimore do duhet te perballen me opinione publike qe mund te sjellin renie te forcave demokratike ne kontinentin tone.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *