Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha të shtunën se forcat e saj kishin vrarë një tjetër gjeneral rus gjatë një sulmi në afërsi të qytetit Kherson.
Gjenerallejtënant Yakov Rezantsev do të ishte gjenerali i shtatë i vrarë në Ukrainë dhe gjenerallejtënant i dytë – oficeri më i lartë që thuhet se u vra, sipas BBC.
Morali i ulët midis trupave ruse mund t’i ketë detyruar oficerët e lartë të afrohen në vijat e frontit, duke çuar në disa vdekje të profilit të lartë në radhët e tyre.Rezantsev ishte vendosur në bazën ajrore Chornobaivka, të cilën Rusia e ka përdorur si post komandimi gjatë ofensivës së saj në Kherson.
Andrei Mordvichev, gjenerallejtënant tjetër që thuhet se u vra, ishte në të njëjtën bazë kur vdiq.