Veronika e porsalindur u përkul kundër krahut të nënës së saj të premten, si për t’u fshehur nga tmerri rreth tyre – lufta që shkatërroi maternitetin e Mariupolit, ku ajo duhej të përshëndeste botën.

Në prag të lindjes, nëna e saj, Mariana Vishegirskaya, duhej të ikte nga spitali kur nsi një sulm ajror rus.

Vetullat dhe faqet e saj të gjakosura deshmonin vuajtjen me te madhe. Ajo i mblodhi gjërat e saj personale në një qese plastike ndërsa po ulej nëpër shkallët e spitalit, ku shiheshin të shpërndara mbeturinat, pizhame e rrobe te tjera, të mërkurën.

Imazhet e nënave të dëshpëruara dhe punonjësve mjekësorë nga spitali i Shëndetit të Fëmijëve dhe Grave tronditën botën, pasi bombardimet e çuan luftën e Rusisë kundër Ukrainës në një nivel të ri të neveritshëm.

Mariana tani ka lindur vajzen e saj, Veronika.