Në Bashkinë e Fierit kanë nisur dorëheqjet e drejtorëve me përjashtim të atyre të cilët janë emëruar pas muajit janar. Teksa kanë nisur të dorëzohen dorëheqjet në grup pranë kryetarit Armando Subashi, mësohet se disa drejtues nuk do të preken nga reforma e vetëpastrimit.

Burime nga selia rozë në Fier thanë se në mbledhjen ku kryeministri kërkoi dorëheqjen e drejtuesve vendorë, sqaroi se emërimet e bëra pas muajit janar përjashtohen nga ky urdhër.

Kështu në Fier drejtorët e OSHË, kadastrës, tatimeve, nuk do të jenë të detyruar të japin dorëheqjen pasi janë jo vetëm të emëruar muajt e fundit, por janë edhe figura të reja në administrate publike.

Duke qenë se “shënjestra” e këtij aksioni politik të kryeministrit Edi Rama, janë drejtuesit e vjetër të administratës vendore, në Fier tashmë dihet se kush do qëndroje dhe kush ikën. Në bashkinë e Fierit ende nuk janë dhënë dorëheqjet e dy nënkryetareve Baso Bregu dhe Suela Prifti, por është përzgjedhur  emri i ri për këtë post.  Behet fjalë për Nustret Avdulla, ish-deputet i PDIU , i cili iu bashkua PS pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të vitit 2021.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *