-Alternative fuer Deutschland(Afd)ka prezantuar manifestin e saj politik përpara zgjedhjeve Europiane të majit. Në agjendë edhe shfuqizimi i Parlamentit të Strasburgut-
Nga: Franco Grilli/
E djathta ekstreme gjermane enderron një Gjermani jashtë Europës dhe euros.
AfD (Alternative für Deutschland) në fakt ka paraqitur manifestin e saj politik në funksion të zgjedhjeve evropiane të majit, duke mohuar në mënyrë efektive bashkimin politik dhe monetar.
AfD është një parti e ekstremit të djathtë, nacionaliste dhe (shumë) euroskeptike lindur në vitin 2013 dhe e aftë, në 2017, që të marrë 12.6% të legjislativit, duke hyrë në parlament me plot 94 deputetë. Sot sondazhet i japin forcës politike rreth 15%. Ja, në pikëpamje të zgjedhjeve në fund të majit, AfD paraqiti programin e saj krejtësisht anti-BE. Për shembull, në fakt, avancohet propozimi për të shfuqizuar Parlamentin e Strasburgut në favor – siç shpjegon EuropaToday – te një organi te kompozuar prej rreth njëqind delegatësh të zgjedhur nga vendet anëtare individualisht, por pa kaluar nga vota popullore.
Shkurt, partia propozon dhe bën thirrje për një sërë reformash që do të zbatohen në periudhën ndërmjet 2019 dhe 2024: nëse jo, AfD njofton gatishmërinë e saj për të bërë në Gjermani atë që është bërë nga UKIP në Britaninë e Madhe.
Shkurtimisht, për ta nxjerrë vendin nga eurozona: “Ne besojmë se është e nevojshme të merret në konsideratë një tërheqje e Gjermanisë ose një shpërbërje e rregullt e Bashkimit Evropian dhe krijimin e një komuniteti të ri ekonomik dhe të interesave evropiane“, thuhet në manifest.
Përfundimisht, në programin politik të Alternatives für Deutschland edhe një qëndrim i ashpër kundër marrëveshjeve të Cop21 të Parisit, duke pasur parasysh se është propozuar bllokimi i masave te ndërmarra për të ndalur ndryshimet klimatike.
Veritas.com.al/