Nga: MEGHAN KENEALLY, BILL HUTCHINSON dhe KARMA ALLEN

Mirëmëngjesi Amerikë 12 qershor 2018

Koreja e Veriut do të denuclearizohet, Presidenti Trump deklaroi në një intervistë ekskluzive me kreun e ABC News, George Stephanopoulos vetëm disa orë pas negociatave intensive dhe historike me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un.

Stephanopoulos e pyeti se si Trump mund t’i besonte diktatorit brutal

“Unë i besoj atij, po”, tha Trump. “Ndoshta brenda një viti do të me intervistoni dhe unë do të them se kam bërë një gabim. Është e mundur. Ne jemi duke negociuar ne një nivel të lartë, shumë gjëra mund të ndryshojnë shumë gjëra janë të mundshme”.

Ai e pyeti presidentin për kritikat e tij të mëparshme për shkeljet e të drejtave të njeriut ne Korenë e Veriut, duke përfshirë atë që populli I tij është duke vdekur urie, mbajtjen e kampeve të punës dhe vrasjen madje edhe te anëtarëve të familjes së tij.

“Xhorxh, jam duke dhënë atë që unë mund te jap,” tha Trump. “Kjo është ajo që kemi, ky është vendi ku jemi dhe mund t’ju tregoj vetëm nga përvoja ime, e kam takuar atë, kam folur me të, e kam takuar. Dhe kaq, kjo ka filluar me pare dhe ka qene intensive. Unë mendoj se ai dëshiron të bëjë një punë të madhe për Korenë e Veriut. Unë mendoj se ai dëshiron të denuklearizoje, pa këtë, nuk ka asgjë për të diskutuar. Ishte në tavolinë për diskutim që ne fillim, dhe ju shihni një denuclearizim  total të Koresë së Veriut –kjo është kaq e rëndësishme. ”

Çka u fitua në samitin historik

Trump foli për marrëveshjet që u arritën në samitin në Singapor sot, duke thënë se ai beson se udhëheqësi i Koresë së Veriut “dëshiron të bëjë gjënë e duhur”.

“Ne kemi kornizën për t’u përgatitur për denuclearizimin,” tha Trump. “Ai është duke denuklearizuar të gjithë vendin. Unë mendoj se ai është duke filluar qe tani.”

Trump duket se mban një qëndrim optimist për synimet e Kim, duke thënë se diktatori “me të vërtetë dëshiron të bëjë diçka që unë mendoj se është e tmerrshme për vendin e tyre”.

Veritas.com.al/