Presidenti Ilir Meta ndodhet në Sarisalltik të Krujës për të festuar festën e bektashinjve.

Që nga lartësitë e ‘vendit të mirë’ i Sarisalltëkut, presidenti Meta,  në një deklaratë për mediat komentoi raportin e Venecias ku thuhet se ai shkeli Kushtetutën duke anuluar zgjedhjet, tha se se ka Zero shkelje të Kushtetutës nga ana e tij.

I pyetur nëse ka frikë nga Venecia, Meta tha: ‘Si mund t’i trembet Venecias, Luani i Artë i Venecias të paktën për këtë vit! Të jeni të sigurt se Luani i Artë i Venecias për këtë vit do të jetë siç e ka mbajtur premtimin deri më 24 korrik’.

Ndërkohë referuar datës 11 tetor, kur do bëhet edhe publikimi zyrtar i raportit, Meta tha: Askush të mos lodhet dhe të mos merret me datën 11. Nuk ekziston data 11. Data 11 ekziston për ata që duan të zgjasin krizën, ta thellojnë atë dhe që duan të mbulojnë shumë probleme të tjera.

Veritas.com.al/