Pa armë, pa dhunë thjesht me një kazëm në dorë hajdutët tentuan të grabisin BKT Bank tek Ismail Qemali të dielën në mbrëmje.
Sipas policisë çarja e murit është në përmasat 50 me 30 centimetra dhe përkon me dhomën e kasafortës. “Kasaforta duket e pa prekur, por priten punonjësit e Bankës për të verifikuar kasafortën dhe a ka ndodhur vjedhje apo ka mbetur në tentative” njofton policia.