Shtetasi kosovar, Fazli Begaj, i raportuar mes  gjashtë viktimave, të cilët ndodheshin në bordin e avionit të rrëzuar pasditen e kësaj të marte në Maqedoni, në zonën e Velesit pranë Shkupit, është i gjallë.

Politiko.net ka arritur të kontaktojë në telefon me Fazli Begajn. Ai nuk ka qenë fare në bordin e avionit të rrëzuar.

Vëllai i tij, Visar Begaj, ndërkaq, raportohet të ketë qenë në avion, ashtu si edhe katër shtetas të tjerë italianë. Numri i shqiptarëve që humbën jetën mbetet një person.

Avioni është zhdukur nga radarët e kontrollit të fluturimeve të Aeroportit të Shkupit rreth orës 17 e 40.

Fillimisht ishin banorët e Velesit ata që njoftuan për një shpërthim të fuqishëm, dhe pas lajmit për zhdukjen e avionit u verifikua vendndodhja e rrëzimit. / Sipas Express/