Komisioni Europian zgjodhi të martën Ursula von der Leyen, të Gjermanisë, të jetë gruaja e parë që udhëheq bllokun në historinë e tij 61-vjeçare.

Von der Leyen zëvendëson presidentin në largim Jean-Claude Juncker, mandati pesë vjeçar i të cilit përfundon në tetor. Ministrja gjermane e mbrojtjes fitoi 383 vota, nëntë më shumë se shumica absolute e kërkuar.

Besimi që më dhate mua është besimi që ju i dhatë Evropës, “i tha ajo Komisionit Evropian, degës ekzekutive të Bashkimit Evropian.

“Është një përgjegjësi e madhe dhe puna ime fillon tani. Le të punojmë sëbashku në mënyrë konstruktive. ”

Von der Leyen është anëtare e Partisë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë dhe është aleate e ngushtë e Kancelares gjermane Angela Merkel, raportoi Politico.

Qendra e djathtë fitoi një shumicë vendesh në zgjedhjet e majit të Parlamentit Evropian, pak më shumë se socialistët dhe demokratët. Parlamenti, dega legjislative e bllokut, zgjodhi gazetarin italian David-Maria Sassoli, si presidentin e tij më parë këtë muaj.

Veritas.com.al/