Organizmi duhet të pushojë herë pas here duke ngrënë më pak, duke u përtypur mirë dhe duke agjëruar.

 

Sipas mjekut nutricionist Michel Chast, ushqimi ynë ka ndryshuar shumë.

Përveçse ushqehemi keq, ne blejmë tepër edhe ushqime industrial që përmbajnë: Ngjyrues, aditivë, acidifikues, etj.  

“I nënshtrohemi vazhdimisht agresioneve që janë të dëmshme për organizmin”, shpjegon ai. “Prandaj duhet që here pas here ta çintoksikojmë organizmin”.

Catherine Barry, gazetare dhe eksperte e budizmit dhe Azisë, sugjeron metoda të shumta për t’ia arritur kësaj.

E para është të pini ujë të ngrohtë, “Në Azi, e pijnë përditë për të hequr toksinat dhe për të lehtësuar jashtëqitjen”. Këshillohet gjithashtu edhe agjërimi periodik, për të pastruar, regjeneruar dhe dinamizuar organizmin. Kjo ju mundëson gjithashtu të ndjeheni më pak të lodhur, më të lehtë dhe komodë me trupin tuaj. Metoda e tretë nis që në fillim të tretjes, duhet të përtypeni mirë! Nëse e përtypni gjatë ushqimin, e ndihmoni organizmin të grumbullojë sa më pak toksina.

Për këto problematika, të dy specialistët kanë botuar një punim të përbashkët: Ha, medito, përfito!.

Një punim që përmbledh për herë të parë kuzhinën, mjekësinë kineze dhe filozofinë budiste. Metoda e propozuar nuk i bindet një mënyre të përcaktuar dhe refuzon çdo formë diktature ushqimore. Libri propozon më shumë çelësa dhe një reflektim mbi gjendjen tuaj të përgjithëshme shëndetësore duke ju mësuar të zgjidhni mirë ushqimin, në përshtatje me stinët dhe nevojat tuaja. Ata propozojnë receta të thjeshta dhe të ekuilibruara. Trupi ynë është aleati ynë më i mirë.

Për t’u ndjerë mirë në lëkurën dhe në kokën tone, ilaçi është: kujdesuni për veten!

/Veritas.com.al/