Ushtria në Zimbabwe ka pushtuar televizionin shtetëror, por thotë se ka vënë në objektiv disa njerëz afër presidnetit Robert Mugabe se kanë shkaktuar “vuajtje ekonomike dhe sociale” për popullin.

Në një deklaratë të lexuar nga një gjeneral përmes televizionit mohoi se ky ishte një grusht shteti. Ai tha se zoti Mugabe është i sigurt, or nuk tha se ku ndodhet.

Zjarri i armëve dhe artilerisë së rëndë mund të dëgjohet në pjesën veriore të kryeqytetit Harare, që herët në mëngjesin e të Mërkurës.

Aksioni i ushtrisë erdhi pas presidenti Mugabe shkarkoi zëvendës- presidentin Emmerson Mnangagwa, përmes grindjeve mbi pasardhësin.

Departamenti i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikan qe ndodhen në vend, që të qëndrojnë në strehimet e tyre deri në një situatë tjetër.

Veritas.com.al