Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë kanë deklaruar  përmes një njoftimi për media se Forcat e Armatosura kanë ngritur gatishmërinë për t’i u përgjigjur nevojave të KQZ-së për zgjedhjet.

“Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura garanton opinionin publik se në përputhje me kushtetutën e vendit dhe Kodin Zgjedhor  ka marrë të gjitha masat që i takojnë FA-ve. Forcat e Armatosura ka ngritur gatishmërinë dhe i është përgjigjur Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe Policisë së Shtetit për ndihmën e kërkuar në kohë rekord.

Gjithashtu, Ministria vijon të ketë në dispozicion të efektivëve të FA-ve dhe qytetarëve numrin 04 2226601/. 042226602/ 042228377.

e-mail : [email protected]

Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm garanton opinionin publik se Forcat e Armatosura do të vijojnë të përmbushin detyrimet e tyre kushtetuese me përpikmëri dhe profesionalizëm”, përfundon deklarata.