Nga: Sabah Jemishta/
Gjithmonë, kur ka përzgjedhje, nuk është e thënë të fitojë më i miri.
Në politikë, nuk është as qëllimi, për të zgjedhur më të mirin. Ustallarët që përzgjedhin, kanë si kriter parësor, atë që, individi të mos jetë “bërë vetë”, dikushi, por të jetë marrë nga hiçi prej ustait, të jetë përballur me prova të tilla të gjërave “ të vogla “, të tipit, i ndershëm, familjar, patriot, me besim në Zot, etj. etj.
Dhe pasi rezulton se Ai nuk ka asnjë parim apo gjë tjetër të shenjtë, përveç etjes për t’i shërbyer “Përzgjedhësit”, e shpallin fitues.
Kujtoni pak, në sfond lokal, si u përzgjodh “Shitësi i fiqve” te Pazari i Ri, nga ustai që rrinte te Qendra “Stefan” dhe në rrafsh global, presidentin e ri të Francës, i cili ka kaluar me sukses edhe provën më sublime- të rrijë i martuar me një ustalleshë, më të vjetër se e ëma…
Dhe ju vjen keq , kur thonë se politika është K….!