Shiloh Jolie-Pitt është bërë zyrtarisht Shiloh Jolie. 18-vjeçarja, një nga gjashtë fëmijët e Brad Pitt dhe Angelina Jolie, të ndarë prej vitesh, kishte paraqitur kërkesën për ndryshimin e mbiemrit para disa kohësh. Tashmë kërkesa është pranuar dhe ndryshimi është bërë i ditur publikisht me një njoftim ligjor. Lidhur me këtë ndryshim, avokati i Shiloh, Peter Levine, tha se vajza mori një vendim të pavarur dhe kuptimplotë pas ngjarjeve shqetësuese, duke shtuar se publikimi i lajmit thjesht pasoi procedurat ligjore.
Shiloh nuk është fëmija i vetëm i çiftit që ka marrë këtë vendim. Para saj, Maddox (22 vjeç), Zahara (19 vjeç) dhe Vivienne (16 vjeç) kishin kërkuar gjithashtu heqjen e mbiemrit të babait të tyre, megjithëse nuk është e qartë nëse Vivienne e bëri ndryshimin e emrit ligjërisht apo ende jo.
Tashmë që Shiloh ka vendosur të ndërpresë lidhjet edhe në nivel simbolik me të atin, me të cilin me sa duket nuk kishte kontakte prej disa kohësh, Brad Pitt sipas burimeve të afërta me të e ka marrë shumë keq lajmin. I njëjti burim, shtoi se aktori nuk ishte gati të hiqte dorë nga fëmijët e tij dhe për këtë arsye ishte shumë i trishtuar.