Vajza në protestë falenderon kryeministrin Rama: “Për ngritjen e Shqipërisë që të tjerët nuk do ta bënin’.

Protestuesit i kanë ndërprerë fjalën një vajze që po fliste gjatë protestës që u zhvillua në përpara kryeministrisë. Gjatë fjalës së saj e reja tha se kryeministri ka të merita në ngritjen e Shqipërisë, por kjo deklaratë ka revoltuar protestuesit, të cilët ia kanë hequr mikrofonin nga dora.

“Mirëmbrëma të gjithëve, gëzuar ditën e verës dhe shpresoj të jeni të lumtur. Dua ti bëj një kërkesë kryeministrit. Ne nuk kërkojmë të ikësh, por të falënderojmë për ngritjen e Shqipërisë që jemi të sigurt që të tjerët nuk do e bënin. Je i pa ndalshëm dhe i paprekshëm, por situatën duhet ta shohësh në syrin e një artisti që je”, u shpreh protestuesja.