Disa studime kanë gjetur se ne harkun e gjashtë muajve efektiviteti i vaksinave mRna është më i dobët. Sidoqoftë, një premisë është e domosdoshme: flitet për efektivitet në frenimin e infektimit, jo në mbrojtjen nga shtrimi në spital dhe veçanërisht nga vdekja, e cila mbetet shumë e lartë si me Pfizer ashtu edhe me Moderna, edhe në rast të një infektimi nga varianti Delta.

Duke pasur parasysh që vaksinat mRna bëjnë shumë mirë punën më të rëndësishme, atë të evitimit të zhvillimit të sëmundjes (një siguri shkencore që duhet të jetë e mjaftueshme dhe të avancojë për të bindur të gjithë që të vaksinohen, pa iu drejtuar detyrimit), të dhënat mbi efektivitetin më të vogël në frenimin e infektimit mbështesin tezën se një dozë e tretë mund të jetë e nevojshme për disa kategori. Sidomos për subjektet më të brishtë dhe për mjekët dhe punonjësit e shëndetit, të cilët ishin të parët që iu nënshtruan vaksinimit. Sipas të dhënave të përfshira në një studim të ri të kryer nga New England Journal of Medicine, efikasiteti i vaksinës mRna në parandalimin e infeksionit ra nga 90% në Mars në 65.5% në Korrik.

Natyrisht, mbizotërimi i variantit Delta,kombinuar me fundin e kufizimeve dhe ndjenjën më të madhe të sigurisë së popullatës, nënkuptonte që mbrojtja kundër infektimit e ofruar nga vaksina te binte. Sidoqoftë, një ndryshim i caktuar midis Pfizer dhe Moderna ka dalë nga hulumtime të ndryshme, me këtë të fundit që duket se ofron një përgjigje imune më të fortë dhe më të qëndrueshme: në studimet e Fazës 3 doli se efektiviteti i Pfizer ka rënë në 80% pas katër deri në gjashtë muaj, ndërsa Moderna mbetet në 93% pas pesë deri në gjashtë muaj.

VERITAS.COM.AL