Nga dita e hënë do të nisë java e hapur e vaksinimit të personave mbi 18 vjeç. Fillon në 19-25 korrik. Ministria e Shëndetësisë thotë se kjo nuk do të jetë e fundit. Do të ketë edhe jave e ditë të tjera të lira për vaksinimin.
Në gjithë vendin janë kryer mbi 1 milionë vaksina dhe gati gjysma e tyre I kanë kryer të dyja dozat.
Qytetarët: Jetoj në Kanada dhe kam bërë vaksinën Pfizer dhe të dytën Moderna.
Nuk kisha asnjë lloj problemi. Të tre fëmijët janë vaksinuar. Janë të moshave 13, 15, dhe 20 vjeç. Do t’ua rekomandoja të gjithëve t’i bënin. Shmang transmetimin dhe vdekjen. Është më mirë të kesh mbrojtje.
Unë jam shqiptar i Maqedonisë, jetoj në Zvicër. Tek ne po vaksinohen edhe 10 dhe 12 vjeçarët. Ishalla nuk mbyllemi më. Varianti Delta rrezikon seriozisht lirinë tonë.
Unë do të vaksinohem gjatë ditëve të lira. Për fëmijët do të mendohesha pak më shumë. Por besoj se do t’i vaksinoj. Shtatori është sa afër edhe larg. Nuk e duam një izolim të dytë.