Stafi i Urgjencës Kombëtare, mes të cilëve edhe mjeku Skënder Brataj po vaksinohen sot në qendrën e vendosur në “Air Albania”. Procesi i vaksinimit të stafeve mjekësore është ndjekur nga afër edhe nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.

Vaksina të siguron mbrojtje, do presim edhe 21 ditët që të bëjmë dozën e dytë. Por midis këtyre dy vaksinave duhet të vijojmë të ruhemi”, tha Brataj.

Manastirliu deklaroi se po vijohen intensivisht me vaksinimin e mjekëve dhe infermierëve në të gjithë vendin dhe ditën e sotme janë planifikuar 500 vaksinime vetëm në Stadiumin ‘Air Albania’.

Po vijojmë intensivisht me të gjithë ekipet tona. Po përfundon QSUT, Urgjenca Kombëtare, spitali Dibrës, Krujës, sot vetëm tek Arena Kombëtare vaksinohen më shumë se 500 punonjës të shëndetësisë, ndërkohë që vijon vaksinimi edhe për të moshuarit në shtëpitë e të moshuarve. Jemi në një moment pune intensive”, tha Manastirliu.

Krahas vaksinimit të mjekëve vijon edhe vaksinimi i të moshuarve mbi 80 vjeç dhe personelin kujdestar të tyre në azile. Ndërkohë ditën e djeshme në vendin tonë mbërritën dhe 8190 të tjera të vaksinës Pfizer.

VERITAS.COM.AL