Tani puna e politikës u bë punë letrash dhe përgjimesh…

Por se Vangjush Dako të dijë të shkruajë letër kaq fantastike, këtë nuk mund ta besonim. E ka qëndisur. Nuk e di nëse do t’i përgjigjet dot Luli i PD, por Dako i Durrësit e ka bërë ‘copë’ siç thuhet në të folmen e përditshme. Me siguri ka marrë shumë nga publicistika e kryeministrit Rama.

Lulzim Basha i PD e ka quajtur ‘xhuxhin’ e Durrësit, Dako,  si “një peshk i madh” dhe ky i kthehet Bashës:

“O Lulëzim Basha! Ti duhet t’i harrosh Durrësin, Shijakun dhe Krujën. Sepse dikur edhe votonin për Saliun e për PD, po për toçin e Saliut votojnë vetëm nostalgjikët e PD dhe aq! Ti duhet ta kuptosh që s’ke vota o Lulëzim dhe s’ta kam fajin as unë, as durrsakët, as shijaksit as krutanët. NUK KE VOTE! Je një peshk rezervati që nuk hahesh dot dhe hidhu përpjetë sa të dush me kaseta me telefonata e me sajesa vemjesh.. TY NUK TE BESON ASKUSH o toçi i Saliut që i hap telefonin vetëm kunatit.

Kurse mua më besojnë se ju hap telefonin të gjithëve dhe s’i kam duart as me gjak, as me zhul eurosh si puna jote! Ti vazhdo dil e shpif përditë jo krimi, jo droga, jo leku jo byreku, se ka ardh koha t’i marr edhe ca lekë unë nga thesi që të mban kunati ty. Do shihemi në gjyq bashkë ose në fakt jo, se ti merr raport mjekësor kur të thërret gjykata. Toç!”, shkruan Dako.

A nuk është një letër fantastike?!, më e mirë se e Salijanjit, se e Ballës, se e Manjanit, se e të gjithëve deri tani?!

Veritas.com.al/