Kryebashkiakut socialist të Durrësit, Vangjush Dako i është anuluar viza amerikane.

Sipas raportimeve në media,  Dako është parë në radhën e aplikuesve për vizë në ambasadë, në ditët kur ambasadori Lu shpërtheu me deklaratat e forta për familjet dhe klanet mafioze.

Ende nuk dihen motivet e anulimit të vizës për Dakon dhe familjarët e tij nga ambasada amerikane në Tiranë. Gjithsesi lajmi pritet të konfirmohet zyrtarisht, pasi informacioni u referohet burimeve diplomatike.

Veritas.com.al/