Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, reagon pas arritjes së marrëveshjes mes palëve politike për Reformën Zgjedhore.
Duke vlerësuar palët që arritën në marrëveshje, komisioneri Varhelyi thekson se ky është një hap i madh përpara në rrugën evropiane të Shqipërisë.
“Marrëveshja e sotme politike për Reformën Zgjedhore në Shqipëri është një arritje e madhe. Uroj ngrohtësisht të gjitha palët që përmes procesit gjithëpërfshirës arritën në këtë pikë. Reforma do të forcojë procesin zgjedhor, në përputhje me rekomandimet e ODIHR, në dobi të të gjithëve. Shqipëria bëri një hap të rëndësishëm përpara në rrugën e saj evropiane sot”, shkruan komisioneri.
VERITAS.COM.AL