Charlie Gard, bebi që u vu në qendër të një sërë manovrimesh ligjore për shkak të kërkesës për trajtim mjekësor, ka vdekur sot. Njoftimin e dha një zëdhënës i familjes.

Vogëlushi 11 muajsh u dërgua në një strehë pas vendimit të Gjykatës së Lartë. para dy javësh Kongresi Amerikan i hapi rrugë lejes së tij dhe prindërve për të qëndruar në Amerikë për trajtim mjekësor.

Por ishte shumë vonë.

Charlie vuante nga një sëmundje ekstremisht e rrallë gjenetike që shkaktonte dëmtim progresiv të trurit dhe dobësim të muskujve.

Prindërit e tij, Connie Yates dhe Chris Gard, bënë një beteje ligjore të gjatë me ‘Great Ormond Street Hospital’ (GOSH) që ta lejonte fëmijën  për t’u dërguar për trajtim në Shtetet e Bashkuara.

Por të Hënën e kësaj jave ata i hodhën armët e kësaj beteje pasi Prof Michio Hirano, neorolog Amerikan, i cili ishte ofruar që ta trajtonte , tha se ishte shumë vonë për këtë punë.

Papa Francesku shkroi në Twitter: “Ia besoj Zotit vogëlushin Charlei dhe lutem për prindërit e tij”

Pope Francis said he entrusted Charlie to 'the Father' and is praying for his parents

US Vice President Mike Pence said he and his wife Karen were offering 'prayers' and 'condolences' to the parents of young Charlie after his death 

Zëvendës presidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, shkroi në Twittter: “Me trishtim mësova për vdekjen e Charlei. Karen dhe unë përulemi me lutje dhe ngushëllime te prindërit e tij të dashur gjatë kësa periudhe kaq të vështirë”

Veritas.com.al/

Chris Gard (L) Connie Yates (R)

 

Connie Yates and Charlie Gard

Charlie with his father