Për publikun shqiptar nuk është e nevojshme që pas emrit të Dario Fo të shënohen edhe atributet e tij: Nobelist, dramaturg,regjisor, aktivist politik, mjeshtër i satirës,… etj, etj. Dario Fo është shumë i njohur, jo veç si një artist fqinj por edhe një personalitet i dashur i artit botëror.
Artisti, për të cilion thuhet se “iu futi gishtin në sy shtetit dhe kishës” vdiq në moshën 90 vjeç.
I famshëm botërisht për satirën politike “Një vdekje aksidentale e Anarkistit”, Dario Fo fitoi Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1997.
Ai mbetet një aktivist i përkushtuar deri në fund, ironizues i zgjuar ndaj autoriteteve politike italiane, deri edhe te e fundit “Lëvizja e Pesë yjeve”.
Fo u shtua në spital në Milano para 12 ditësh.
“Me Dario Fo, Italia humbi një nga protagonistët më të mëdhenj të Teatrit, të kulturës dhe të jetës civile të ve vendit tonë”, tha Matteo Renzi, kreyministër.
/Veritas.com.al/