Përsëri zi në botën e futbollit. Gianluca Vialli ish-sulmuesi i Sampdoria, Juventus, Chelsea dhe Kombëtares italiane u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare. Prej pesë vitesh ai po luftonte me kancerin e pankreasit.

Vialli kishte njoftuar disa javë më parë përmes faqes së Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) një shkëputje nga roli i kreut të delegacionit të Kombëtares.

Më pas erdhi lajmi nga kryeqytetin anglez (ku ish-sulmuesi jetonte për shumë vite) ku kushtet e tij ishin përkeqësuar. Pikërisht pas një përkeqësimi të ri të gjendjes shëndetësore, Vialli u shtrua në një klinikë të Londrës ku iu bashkua edhe nëna e tij.

Ndarja e tij nga jeta vjen në pak kohë pasi futbolli është përshëndetur me legjendën Pele dhe një tjetër ish-lojtar dhe trajner të spikatur si Sinisa Mihajlovic.

Vialli, një nga sulmuesit më të mëdhenj të futbollit italian

Vialli ishte një nga sulmuesit më të mëdhenj të futbollit italian, midis viteve 80 dhe 90. Ai bëri historinë e këtij sporti aq shumë sa që në vitin 2015 u fut në “Hall of Fame”.

I lindur në Kremones, ai luajti për katër vjet me fanellën gri-kuqe, duke siguruar ngjitjen në Serie A. Më pas ai u transferua te Sampdoria ku do të vishte fanellën e tyre deri në vitin 1992.

Në sezonin e parë ai fitoi Kupën e Italisë, por pika ktheses në karrierën e tij erdhi kur, Vujadin Boskov mbërriti në stolin e klubit ligurian dhe e rreshtoi si sulmues të parë.

Vialli, së bashku me Roberto Mancini-n, formon një nga çiftet më ikonikë në futbollin italian dhe me fanellën e Sampdoria-s dy kampionët fitojnë Scudetton në sezonin 1990-1991.

Ai atë vit u bë edhe golashënuesi më i mirë në Serie A me 19 gola. Një vit më pas, Samp gjithashtu arriti në finalen e Kupës së Kampionëve, por Barcelona e mundi në “Wembley”.

Ndeshja historike e luajtur në Londër do të ishte ndeshja e fundit e Vialli-t me fanellën e Sampdorias, ku numëroi 223 ndeshje dhe 85 gola.

Më pas vjen transferimi te Juventus. Vialli u vesh bardhezi për shumën rekord prej 40 miliardë lireta dhe formoi me Roberto Baggio dhe Fabrizio Ravanelli një treshe yjesh. Vitin e ardhshëm Alessandro Del Piero do t’i bashkohet Juve-s, duke rritur kështu aftësitë teknike të një ekipi tashmë shumë të fortë.

Sezoni i parë megjithatë, pavarësisht triumfit në Kupën UEFA, nuk ishte plot kënaqësi (edhe për shkak të disa dëmtimeve) ndërsa në atë vijues Vialli u pështat plotësisht edhe falë drejtimit teknik të Marcello Lippi-t.

Vetëm në sezonin 1994-1995 Vialli do të fitojë Scudetto-n e tij të dytë dhe Kupën e katërt të Italisë. Megjithatë, sezoni i paharrueshëm ishte sezoni i fundit si bardhezi, kur së bashku me Del Piero-n dhe Ravanelli-n dërguan Juventus-in drejt triumfit në Champions League.

Finalja në Romë kundër Ajax-it është legjendare, me Juve-n që mund holandezët me penallti. Do të ishte ndeshja e tij e fundit me fanellën e Juventus-it me të cilët kishte luajtur 145 ndeshje dhe kishte shënuar 53 gola.