(FOTO: Martin McGuinness, ish zëvendës minsitër i Parë në Irlandën e Veriut)/
Martin McGuinness, i Sinn Fein në Irlandën e Veriut, ish zëvendës kryeministër për dhjetë vjet, vdiq në moshën 66 vjeç.
Siç është mësuar, ai vuante nga një sëmundje e rrallë e kushteve të zemrës.
Ish lideri i IRA u kthye në një paqe- ruajtës duke punuar për ndarjen e pushteteve sipas Marrëveshjes “Good Friday Agreement”, 1998.
Ai u bë zëvendës ministër i parë në vitin 2007, duke i qëndruar në krah lidrve të Partisë së Unionit Demokrat, Ian Paisley, Peter Robinson and Arlene Foster.
Presidenti Sinn Féin, partia Republikane e Irlandës së Veriut, Gerry Adams, tha: “Gjatë jetës së tij Martin tregoi vendosmëri të madhe, dinjitet dhe humanizëm dhe cilësitë e tij nuk ndryshuan gjatë periudhës së shkurtër të sëmundjes”.
Theresa May tha se ai dha një ‘kontribut esencial dhe historik’ në udhëtimin paqësor të Irlandës së Veriut.
/Veritas.com.al/