Shkrimtari me origjinë çeke Milan Kundera ka vdekur në moshën 94-vjeçare, njoftoi biblioteka çeke që mban koleksionin e tij, raporton Reuters, transmeton Express.
“Milan Kundera vdiq dje në Paris pas një sëmundjeje të gjatë”, tha Anna Mrazova, zëdhënëse e Bibliotekës Moraviane (MZK).
Kundera lindi në qytetin çek të Brno-s, por emigroi në Francë në 1975 pasi u përjashtua për kritikat e pushtimit sovjetik të Çekosllovakisë në vitin 1968.
Ai fitoi vlerësime për stilin e tij që përshkruante tema dhe personazhe që lundronin midis realitetit të zakonshëm të jetës së përditshme dhe botës së lartë të ideve.
Ai rrallë jepte intervista, duke besuar se shkrimtarët duhet të flasin përmes punës së tyre.