(FOTO: Ramiz Kelmendi)/

Shkrimtari, publicisti dhe gazetari i njohur shqiptar, Ramiz Kelmendi, ka ndërruar jetë mbrëmë në moshën 86-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur familja Kelmendi. Ramiz Kelmendi është njëri nga shkrimtarët dhe gazetarët e parë të Kosovës, i cili njihet për vlerat artistike që solli në letrat shqipe. Kelmendi hapi shkollën e parë private të gazetarisë në Kosovë.

Figura e profesorit, publicistit dhe gazetarit Ramiz Kelmendi është vlerësuar lart nga krerët e shtetit, profesorë, akademikë dhe persona të jetës publike.

Në mbledhjen përkujtimore për profesor Ramiz Kelmendi kanë marrë pjesë kryeministri Isa Mustafa, kryeparlamentari Kadri Veseli, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, Imzot Don Lush Gjergji, akademikë, profesorë e familjarë.

Kryeministri Isa Mustafa, shprehu ngushëllimet më të sinqerta duke thënë se shteti i Kosovës ka humbur një njeri të dijes, e një gazetar të madh.“Populli i Kosovës i është mirënjohës që Ramizi pas vetes la shume gazetarë e njerëz te zotë”, tha Mustafa.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se Kosova ka humbur një intelektual i cili me përkushtim shumë të madh punoi për vendin tonë. Ai tha se si Kelmendi la gjurmë në rrugën kulturore e arsimore, si shkrimtar, publicist e gazetar. Ndërsa, djali i profesor Kelmendit, Migjeni, tha se aftësia e babait të tij ka qenë dashuria ndaj njerëzve dhe respekti për ta.

“Babën e përkufizon fjala dashni”, tha Migjeni, i biri, i cili është përdorues besnik i nëndialektit Geg në gjuhën shqipe.

/Veritas.com.al/