Partitë e vogla aleate të Pd janë veçuar nga Bashkimi Europian dhe janë thërritur nesër në takim, veç dy orë para kryengritjes së PD duke bllokuar rrugët e vendit. Partitë LZHK, PAA, PBDNJ, PDK, PR, janë thërritur në takim me përfaqësuesin e BE në Tiranë, Luiggi Soreca, ku do të bisedohet mbi situatën politike të bllokuar prej tyre dhe prej PD.
Siç shikohet, BE tenton të mos i shikojë të gjithë ‘fajtorë’ në aksionin për bllokimin e jetës parlamentare dhe të lëvizjes në vend. Partia Demokratike tashmë ka mundësinë që të kalojë edhe në partinë e re ‘Bindja Demokratike’, ose të paktën të kalojnë anëtarët dhe militantët paqësorë, që nuk janë për rrënimin e jetës së vendit.
BE me siguri do t’u bëjë thirrje partive të vogla që të mos ndjekin PD, thirrje që është bërë që në fillim edhe nga Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara.
Veritas.com.al/