
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar edhe këtë të martë rubrikën “sy më sy” duke iu përgjigjur komenteve të ndjekësve të tij për çështje të ndryshme si vota e Diasporës, drejtësia, 21 janari si edhe arrestimi i Erion Veliajt.
Reforma në drejtësi ishte një reformë e domosdoshme dhe se SPAK ka marrë të gjithë mbështetjen e PS. Gjithashtu shtoi se ndalimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte i panevojshëm, duke shtuar se megjithatë nuk mund të ndalojë ekzekutimin.
“Jam kundër ndalimit të kryetarit të bashkisë së Tiranës, është i panevojshëm, por si mund të ndaloj unë ekzekutimin. Këtë ndalim të ekzekutimin e ka bërë dikush që vjen vërdallë përditë që ulërin do shkri SPAK. Do shkrijë noc rrokun, por ky është dallimi i madh. Ne duam drejtësi të pavarur dhe europiane, ku prokurori bën detyrën e vet dhe gjykatësi bën arbitrin dhe jo ortakun e prokurorit”, tha ai.
Komente