Gjysmë- vëllai i liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un, i quajtur Kim Jong-nam, është vrarë me helmim në kryeqytetin e Malajzisë, Kuala Lumpur, sipas raportimeve.
Policia Malajziane thanë se burri nga Korea e Veriut ishte duke pritur në aeroport për avionin që do të shkonte në Macau, ditën e Hënë kur papritur ra i sëmurë dhe vdiq gjatë rrugës për në spital.
Megjithatë, ata e quajtën atë “Kim Chol”, jo Kim Jong-nam, me sa duket për të fshehur identitetin.
Djali më i madh i Kim Jong-il- lider i Koresë që diq para pak vitesh, mendohet se është larguar nga Koreja pasi kishte kërkuar lidership brenda dinastisë së babait, por nuk e arriti. Dyshimet bien mbi vëllain e tij Kim Jong-un, lider i Koresë.
/Veritas.com.al/