
Fillon numërimi mbrapsht për Sali Berishën dhe përballjen e tij me drejtësinë.
Gjykata e Posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ka miratuar dosjen e SPAK, për çështjen e ish-kompleksit Partizani dhe fillmin e gjykimit për Berishën, dhëndrin e tij dhe tre të pandehur të tjerë.
Ish kryeministri tashmë është zyrtarisht i pandehur për favorizim të familjarëve te tij, nën akuzen e korrupsionit pasiv.
Dosja ‘Partizani’, të pandehurit:
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 15.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 287, të vitit 2020 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të të pandehurve Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja, Andia Pustina, Studio Pustina sh.p.k., Shoqëria Homeplan sh.p.k. dhe Shoqëria Kontakt sh.p.k.”.
2. Në seancën e datës 19.05.2025 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndër të tjera, ka vendosur: Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe dërgimin për gjykim trupit gjykues të themelit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, procedimin penal nr. 287, tëvitit 2020 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të të pandehurve:
* Sali Berisha, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.
* Jamarbër Malltezi, akuzuar për kryerjen e veprave “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me shtetasin Sali Berisha, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal, si dhe “Pastrimit të Produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, paragrafi i dytë e 25
i K.Penal, në formën e parashikuar nga gërma “b”, “c”, “ç” dhe “d” të K.Penal.
* Fatmir Bektashi, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe “Pastrimit të Produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, paragrafi i dytë e 25 i K.Penal, në formën e parashikuar nga gërma “b”, “ç” të K.Penal.
*Xhimi Begeja, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimit të Produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë e 25 i K.Penal, në formën e parashikuar nga gërma “b”, e K.Penal. Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al
* Andia Pustina, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimit të Produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i K.Penal, kryer ne bashkepunim, gjate ushtrimit te nje veprimtarie profesionale, në formën e parashikuar nga gërma “b”, “ç”, “dh” të K.Penal,
* Studio Pustina sh.p.k., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimit të Produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i K.Penal, në formën e parashikuar nga gërma “b”, “ç”, “dh” të K.Penal,
* Shoqëria Homeplan sh.p.k., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimit të Produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i parë i K.Penal, në formën e parashikuar nga gërma “b”, “ç” të K.Penal,
* Shoqëria Kontakt sh.p.k., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimit të Produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i pare i K.Penal, në formën e parashikuar nga gërma “b”, të K.Penal.