Uashington (AFP) – Presidenti i SHBA Donald Trump tha të shtunën se vendi është vendosur për samitin e tij të ardhshëm me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, rreth fundit të shkurtit.
“Ne kemi zgjedhur një vend,” i tha Trump gazetarëve, pa dhënë më shumë detaje.
Një burim i qeverisë vietnameze më herët i tha AFP se “përgatitjet logjistike” ishin në proces për të pritur takimin, me shumë gjasa në kryeqytetin Hanoi ose në qytetin bregdetar të Danang.
Shtëpia e Bardhë të premten konfirmoi se takimi i dytë Trump-Kim do të ndodhe muajin e ardhshëm, mbas një vizite të rrallë në Uashington te një gjenerali te lartë te Koresë së Veriut.
Zëvendëskryetari Kim Yong Chol, krahu i djathtë i njeriut te fortë te Koresë së Veriut, takoi Trump në Shtëpinë e Bardhë të premten për 90 minuta te pazakonshme, ndërsa vendet kërkojnë një akord çmilitarizimi që mund të lehtësojë dekadat e armiqësisë.
Të shtunën, Trump tha se “shumë progres” është bërë për këtë çështje.
Kim Jong Un dhe Trump u takuan për here te pare në qershor në Singapor, ku ata nënshkruan një dokument të formuluar në mënyrë të vagullt, në të cilën Kim u zotua të punojë drejt “denuklearizimit te gadishullit Korean”.
Progresi u nderpre shpejt pasi Pheniani dhe Uashingtoni – që ka 28,500 trupa të vendosura në Korenë e Jugut – nuk janë dakord mbi mënyrën.
Shtetet e Bashkuara presin që Pyongyang të heqë dorë nga arsenali i saj bërthamor, i ndërtuar me këmbëngulje nga dinastia Kim pavarësisht sanksioneve dhe krizes mbare kombëtare.
Kim, familja e të cilit ka qeverisur brutalisht Korene e Veriut për tre breza, po kërkon garanci për mbijetesën e regjimit, si dhe lehtësim nga ndëshkimet e OKB-së.
Analistët thanë se një samit i dytë duhet të bëjë përparim të prekshëm në çështjen e armëve bërthamore të Pyongyangut nëse do të evitojë te likuidohet si “reality TV”.
Veritas.com.al/