Edhe ushtria e Venezuelës është ngritur kundër diktatorit të vendit, presidenti Maduro. Disa ushtarakë u përpoqën të organizojnë kryengritje kundër presidentit , dhe kjo ka mjaftuar për të  ngritur një stuhi sulmesh dhe arrestimesh nga ana e qeverisë.

Menjëherë pas tentativës për kryengritje nga ushtarakët, u sulmuan kazermat e ushtarëve në Valencia. Shefi i Shtabit të Ushtrisë Jesus Suarez Chourio tha se një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë gjatë këtij sulmi.

Image result for Venezuela arrests over 'uprising attempt'

Po qarkullon një video ku disa ushtarakë thonë se po ndërtonin një kryengritje kundër “tiranisë vrasëse” të Moduros.

Venezuekla ka disa muaj që ndodhet në protesta kundër regjimit.

“Ky nuk është grusht shteti por një aksion i civilëve dhe ushtarakëve për të rivendosur rendin kushtetues” tha një lider i protestës, i cili dha emrin si Juan Caguaripano,

Lideri i Partisë Socialiste të presidentit Moduro, zoti Dosdado Cabello, tha se “ky është një akt terrorist”.

Veritas.com.al/

https://youtu.be/5Vcc8HLr7a4

Image result for Venezuela arrests over 'uprising attempt'