Pas 30 ditësh agjërim në muajin e shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë këtë të mërkurë (10 prill) Fitër Bajramin. Mijëra besimtarë kanë kryer faljen e namazit në xhamitë dhe sheshet kryesore të vendit.

Sipas besimit mysliman, në këtë ditë Allahu shpërblen besimtarët për gjithë sakrificën e tyre gjatë muajit të Ramazanit.

Besimtarët myslimanë janë mbledhur mëngjesin e sotëm në sheshin Skënderbe për të falur namazin për Fiter Bajramin. Në orën 06:55 sipas njoftimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë është lexuar Kurani vazhdon me një ligjeratë, faljen e namazit dhe Hytbe.