(FOTO: Një ambient në zyrën e Kryeministrit)/

Nga Laert Skiro/

Sigurisht, gjithë kjo që po thuhet, nuk është pa gjë. Mund të jetë përrallë, por kurrë akuza ndaj qeverive nuk është e pavërtetë.

Dje dhe sot, edhe pardje, politika përballë qeverisë po thitë se kryeministrin Rama po ndërton një pallat mbretëror brenda selisë së qeverisë. Sipas kësaj që thuhet, nesër kur ky do të largohet nga detyra, kurioziteti i njerëzve do të jetë si në ditën kur ra blloku; të gjithë donin të shikonin luksin e diktatorit Hoxha. Ose si ditën kur ra Saddam Hussein; kur kureshtarë nga gjithë bota vinin të shikonin banjat prej floriri të diktatorit të Irakut…

Çfarë do të ndodhë ditën kur do të bjerë Rama!?

Këtë nuk e ka menduar akoma vetë kryeministri, pastaj të tjerë siç janë ata që i rrinë më afër dhe i shërbejnë me ledhatime pasurore…

Por çfarë po ndodh sot?- kjo është çështja.

Sot, kryetari i Partisë LIBRA, me kryetar Ben Blushi, socialist, një nga bashkëpunëtorët e afërt të Edi Ramës, ka propozuar që në Shqipëri duhet të ngrihet Gjykata e Krimeve Të Luksit. Kjo koincidon me emërtesën Gjykata e Krimeve Të Rënda. Blushi nënkupton se krimet e luksit në vendin tonë janë më të rënda se Krimet e Rënda. Gjithnjë ai e ka fjalën për luksin qeveritar, veçanërisht për luksin e kryeministrit.

Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike në opozitë e elaboroi më gjerë e më në detaje këtë çështje. Ai dha shifra, dha edhe detaje pse do të shpenzohen.

Basha i PD tha se në buxhetin e vitit 2017 është lënë një fond prej 10 milion euro vetëm për luksin e kryeministrit në zyrat e selisë së qeverisë.

Për këtë ai publikoi edhe një video me të dhëna konkrete.

Çfarë luksi do të jetë ky?

Flitet për një restaurant privat të kryeministrit, flitet për një bar alias kubanez ku pihet konjak dhe puro gjatë natës dhe ditës së pushimit, flitet për një Spa ku do të ketë dhoma masazhi dhe sauna për kryeministrin dhe klientët e tij…

Fillesat e Saddam Husseinit ishin në këto objekte, derisa shkoi te vaska prej floriri dhe gjakderdhja popullore. Por Enver Hoxha, paraardhësi i socialistëve në pushtet, nuk arriti t’i ketë këto për shkak të vetë-izolimit. As në filma nuk kishte guxuar t’i shikonte.

Deri në këtë pikë gjërat janë kështu: Dy parti politike opozitare e akuzojnë me fakte kryeministrin. Fakti më i dukshëm është shifra prej 10 milionë euro që do të ndahet nga buxheti i shtetit. Kjo verifikohet. Ndërsa sauna ndodhet brenda selisë, e padukshme.

Për këtë duhet të flasë vetë kryeministri Rama i akuzuar. Por as ai nuk tregon gjë. Ai ka sulmuar kritikët e tij, por nuk i ka shpjeguar publikut si është e vërteta. Ai formulon vetëm fraza të gjata jo shpjeguese, si psh: ” kur gënjeshtra i ka këmbët e gjata dhe fytyrën mbuluar me maskën tallëse të pafytyrësisë, shumë kush ngatërron gabimisht me politikën , në fakt është vetëm pengmarrja e politikës për qëllime më të ulëta, synimin e pushtetit……” ( fraza është shumë gjatë, por në këtë mënyrë, që nuk shpjegon asgjë).

Atëherë kush do ti tregojë publikut cila ëhtë e vërteta që luhet me pasurinë e publikut dhe të çdo individi!? Apo duhet të presim rënien e Edi Ramës si në Irak?!

/Veritas.com.al/