Komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi në një status në twitter njofton se ai është vetëizoluar pasi një nga anëtarët e stafit të tij ka rezultuar me covid.
Varhelyi thotë se ndihet mirë dhe nuk ka simptoma ndërsa shton se testet gjatë javës së kaluar ishin negative.
“U informova sot se një anëtar i ekipit tim doli pozitiv për # COVID19. Në pritje të rezultateve të reja të testit, unë dhe anëtarët e ekipit po vet-izolohemi në përputhje me udhëzimet e shëndetit publik. Ndihem mirë, nuk kam simptoma, testet e mia gjatë javës së kaluar ishin negative. Qëndro i sigurt!“, shkruan ai në twitter.
Kujtojmë se të mërkurën e kësaj jave komisioneri ishte në Tiranë ku takoi figurat kryesore politike në vend, si Kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta apo edhe kreu i PD Lulzim Basha.