Megjithëse ka disa ditë që PD ka shpallur vullnetin politik dhe projektin për vetting mes politikanëve, me qëllim dekriminalizimin, kjo parti nuk pranon të tregojë projektin si do të realizohet vettingu politik. Ose nuk ka projekt dhe ide të qarta, dhe porandaje mban ‘sekret programin’.
Në një bashkëbisedim me gazetarët, sot kryetari Lulzim Basha u pyet se cilët do të jenë mekanizmat që do të përdoren për vettingun në politikë dhe se cilat institucione ndërkombëtare do ta mbikëqyrin atë, lideri opozitar u tregua i rezervuar.
Ai tha se si fillim presin qëndrimin e Ramës lidhur me këtë çështje, nëse ky i fundit është pro apo kundër vettingut në politikë.
Lulzim Basha tha:
“PD dhe opozita ka një plan të detajuar për 5 rregullat ku do të mbështetmi. E para dhe kryesorja për vettingun në politikë është shprehja e pro tij. Ndaj duhet të votojmë amendamentet kushtetuese. Unë nuk do të lejoj që asnjë lloj diskutimi të merret peng nga diskutime teknike. Procedura si arrihen faktet e keni në Kushtetutë. Këto janë parimet dhe për gjithçka që ka te bëjë me zbatimin e vettingut në politike do t’i paraqesim detajet dhe do i çojmë në Kuvend. Por jo para se Rama të jetë shprehur qartë para shqiptarëve jo më me fjalë, por me votë. ‘Jam pro apo kundër vetttingut në politikë’. Të enjten duhet të mblidhet Komisioni i Legjislacionit. Më pas do të veprojmë hap pas hapi që rrjeta e vettingut në politikë mos të lërë as peshq e as balena që të rrëshqasin nga rrjeta”.
Veritas.com.al/