Këshilli i Ministrave ka akorduar 18 milionë lekë për disa prej institucioneve të drejtësisë. Me anë të një VKM-je, qeveria shqiptare ka caktuar 7 milionë lekë për Komisionerin  Publik, 9 milionë lekë për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit si dhe 2 milionë për Komisionin e Posaçëm të Apelimit.

Ky fond u akordua me kërkesë të Ministrisë së Financave dhe të Ekonomisë në kuadër të projektbuxhetit rezervë të 2019. Fondi në fjalë shkon për veprimtarinë e këtyre institucioneve, të cilat vijojnë të kryejnë një punë aktive, sidomos në procesin e vettingut.

VRITAS.COM.AL/