Në numrat më të fundit të Net-A-Porter, stari i kopertinës Victoria Beckham ndan me të tjerët arritjet e saj. Ndërsa tregon për produktet e preferuara të saj, për të ushqyerin e shëndetshëm dhe një koleksion makeup-i me Estée Lauder, jo zbulon disa këshilla të papritura për kujdesin e lëkurës.
Unë takoj dermatologë në Los Aangeles, njëri quhet Dr. Harold Lancer, i cili është i pabesueshëm. E kam njohur prej shumë vitesh- ai e klasifikoi lëkurën time”- thotë.
“Kisha pasur një lëkurë vërtet problematike dhe ai më tha: “Ju duhet të hani salmon çdo ditë, për çdo ditë pa dallim”.
“Vërtet, çdo ditë?- e pyeta
“Po, mëngjes, drekë, darkë. Duhet ta hani çdo ditë, çdo ditë”- më tha.
(Këshilla ndoshta vinte nga fakti se salmoni është i pasur në Omega-3, e cila sipas ekspertëve të kujdesit për lëkurën, e mban lëkurën të freskët, të shkathët. Përsëri tha “çdo ditë”).
Mjeshtëri i dizajnit hapi përsëri çështjen e “gabimeve të modës”, “unë realisht nuk i shikoj më si të meta, unë qesh me to, por nuk ndjehem aspak e turpëruar për ndonjë gjë”- tha ajo.
“Në të njëjtën kohë unë mendova se do të ishte OK të vë kapele PVC.
Kapelja, sigurisht, ishte nga ditët e Spice Girls. Përfundimisht, asnjë difekt.