Pasi kryeministri i Shqipërisë habiti Amerikën dhe vetë gazetarin Quest të CNN, kur i tha se “Amerika nuk duhet të zgjedhë Trump si president”, dhe se “Shqipëria rishikon marrëdhëniet me Amerikën sikur të fitojë Trump”, në televizionet shqiptare ky i shtoi dozat.
Edi Rama ka folur në studion e një televizioni kosovar ku miku i tij Baton Haxhiu ishet porositur që ta pyeste për vizitën në Shtëpinë e Bardhë.
Dukej i emocionuar që kishte takuar Obamën dhe Joe Biden. Nën influencë dashurie të imponuar nga fryma e Sorros në Shtëpinë e Bardhë, Rama ka thënë: ” Donald Trump është një rrezik për Amerikën”. M ë poshtë tha:“Mos e dashtë Zoti që Amerika ta zgjedhë Trump për president”.
Ai tha edhe një herë tjetër se nëse ndodh që Trump të zgjidhet si i pari i SHBA-së, kjo do të qe “fatkeqësi për këtë vend”, atëherë do të “përkeqësoheshin marrëdhëniet” diplomatike mes shqiptarëve dhe amerikanëve.
/Veritas.com.al/