Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka ndarë në “facebook”  një video komike nga Samiti i NATO-s  ku shfaqen të gjithë liderët me vitin kur shteti i cili drejton është anëtarësuar në Aleancë.

Video nis me udhëheqësin e Aleancës, Jens Stoltenberg dhe vazhdon me Macron, Scholz e Biden dhe udhëheqësit e tjerë të shteteve që e krijuan.

Liderët janë me veshje të montazhuara dhe video vazhdon me liderët dhe vitet të cilat shtetet janë bërë pjesë e NATO-s deri në vitin 2023.

Në vitin 2009 shfaqet kryeministri Rama me veshje tipike shqiptare, automatik në dorë në bjeshkët e vendit.

 

Video përfundon me Finlandën e anëtarësuar së fundmi dhe Ukrainën e cila mbetet në pritje./abcnews.al