
Sot gjithë ditën, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është bërë numërimi i 64 kutive të votimeve në Tiranë, kërkuar nga PDIU dhe PS.
Lodhja ka qenë e madhe; pro edhe emocioni i dy partive ishte i madh. Kërkohet një mandat për kryetarin e PDIU që ka ‘humbur” përmes kutive të votimit. Nga ana tjetër kërkohet t’i hiqet një mandat i fituar Partisë Socialiste.
Në këtë lodhje të madhe, përfaqësuesi i PS bie nga karrigia.
Në atë moment, kryetari i KQZ, Zguri, nxiton ta mbajë…