Regjisori Joel Gilbert, krijuesi bilionerit “Super Trump” që u luajt në Times Square javën e kaluar, ka prodhuar një video satirike me personazhe të gjallë ku Hillary Clinton dërgohet në një institucion për trajtim që të bëhet “Ameriphobe.”

Një Ameriphobe, sipas videos së Gilbert është një “ person i cili është ofenduar nga tradicionalizmi, nga ideja patriotike se Shtetet e Bashkuara është një përjashtim si “tokë e lirisë dhe shtëpi e trimërisë…”.

Video fillon me Clinton duke u pranuar në klinikën imagjinare “Donald Trump Clinic for Ameriphobia” në 23 janar, 2017, tre ditë pasi, sipas parashikimit, Trump bën betimin zyrtar të presidentit 45 të Shteteve të Bashkuara.

Në këtë kohë, Clinton është diagnostikuar për Ameriphobia. Ajo, për shembull, identifikon Santa Claus si  një  “mohuese të klimës” dhe ” terroristët e ISIS si  “e ardhmja e votuesve Demokrat,” dhe themeluesit e Amerikës si “fanatikë” dhe katastrofat humane si “minierë ari për mua dhe burrin tim”

Në një intervistë me WND, Gilbert shpjegoi  motivet e tij për të bërë këtë video.

“Si shumë amerikanë, unë jam lodhur nga retorika e të majtës radikale, veçanërisht në shpikjet e tyre për termat akuzuese me qëllim që të ndotin tjetrin dhe diferencat dhe të mund të shuajnë fjalën e tjetrit”, tha Gilbert.

/ Sipas WND/